Trump, sipas sondazheve, përmbys demokraten Clinton

6 Shtator 2016 - 17:05      

Zgjedhjet e nëntorit nuk janë larg, ndërsa gara mes dy kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë kokë më kokë.

Donald Trump ka përmbysur së fundi situatën e deritanishme duke shënuar një epërsi të lehtë ndaj rivales Hillary Clinton mes atyre që pritet të dalin në votime.

Në anketimin e ri, sipas CNN, republikani e kapërcen Clintonin me dy pikë përqindje, duke marrë 45% të votave kundrejt 43% të ish-sekretares së Shtetit.

Diferenca e të dyve me libertarianin Gary Johnson është e skajshme: Ai nuk siguron veçse 7% të votave, ndërsa Jill Stein e të gjelbërve 2%.

Fushata e rrëmujshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka parë kundërshtarët e mëdhenj ta kapërcejnë herë pas here njëri-tjetrin këto dy muajt e fundit, por Clintoni është ajo që ka kryesuar më shumë.

Bindja e përgjithshme është se Clintoni do të triumfojë më 8 nëntor. Ajo deri tani ka mbështetjen e palëkundur të grave, 53% kundrejt 38%.

Bërthamën e përkrahjes femërore për ish-Zonjën e Parë e përbejnë femrat e pamartuara, 73%. Meshkujt ndërkohë, radhiten më shumë në krah të manjatit të pasurive të patundshme, 54% me 32%. Ne anën e Clintonit është dhe shumica e votuesve të rinj, ndërsa pjesa më e madhe e zgjedhësve mbi 45-vjeç, preferojnë kandidatin republikan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...