6 Shtator 2016 - 16:38
Ky avokat 71 vjeçar u zgjodh në maj në përfundim të një fushate populiste dhe të ashpër me një program të përqendruar shumë te siguria, duke premtuar se do t’i japë fund trafikut të drogës brenda gjashtë muajve.
Policia ka vrarë 1 033 persona në operacione të luftës kundër trafikut të drogës që prej ardhjes në pushtet të Duterte, më 30 qershor.
Ajo thekson se “agjentët e saj kanë vepruar vetëm në situata të mbrojtjes legjitime”.
Nga ana tjetër, 1 894 persona kanë mbetur të vdekur në vrasje të pa shpjeguar, sipas policisë.
Organizatat e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut konsiderojnë se këto ekzekutime jashtëgjyqësore janë kryer nga civilë të inkurajuar nga retorika e ashpër e shefit të shtetit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...