Presidenti Obama anulon takimin me presidentin e Filipineve

6 Shtator 2016 - 10:05      

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama, anuloi takimin e planifikuar me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, pasi që udhëheqësi i Filipineve përdori një gjuhë vulgare duke ju referuar presidentit Obama në një takim me gazetarë.

Presidenti Obama më herët tha se kishte planifikuar një takim me presidentin Duterte në Laos, për të ngritur edhe çështjen e mbi 2 mijë vrasjeve të paligjshme të kontrabandistëve dhe përdoruesve të drogës në Filipine që kur Duterte mori postin në muajin qershor.

Nga ana e tij Duterte mbrojti mbështetjen e tij për vrasjet, duke theksuar se ai po ndjek vullnetin e atyre që e kanë zgjedhur.

Më pas, para se të largohej nga Manila për në kryeqytetin e Laosit, Vientiane, ai i tërhoqi vërejtjen presidentit Obama: “duhet të keni respekt dhe jo vetëm të hidhni pyetje”, tha ai duke përdorur një frazë në gjuhën Tagalog që do të thotë “bir bushtre”.

Presidenti Obama fillimisht ngriti supet rreth komenteve të presidentit Duterte, duke theksuar se “qartazi Duterte është një djalë i gjallë.” Por, ai gjithashtu tha se takimi i planifikuar varet nëse Duterte është përgatitur për “bisedime konstruktive e të frytshme”.

Disa orë më vonë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Ned Price, tha se takimi i së martës me Duterten është anuluar dhe presidenti Obama në vend të tij do të takojë presidentin e Koresë së Jugut Park Geun-hye.

Presidenti i Filipineve, shprehu keqardhje të martën që komentet e tij më një gjuhë vulgare dolën si sulm personal ndaj presidentit amerikan Barack Obama.

“Qëllimi ynë kryesor është një politike e jashtme e pavarur, që nxitë marrëdhënie të ngushta me të gjitha kombet, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara me të cilat kemi partneritet të gjatë e të qëndrueshëm”, thuhet në një deklaratë të tij.

Duterte, që bëri fushatë për postin e presidentit me zotimin se do t'u jap fund veprimtarive të paligjshme me narkotikë në vendin e tij, alarmoi një varg organizatash humanitare me zhvillimet vdekjeprurëse të muajve të fundit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...