Nga shpërthimet në disa qytete siriane 30 të vdekur

6 Shtator 2016 - 09:18      

Damask/Idlib, 6 shtator - Njoftohet se nga shpërthimet në qytetin Humus në pjesët e brendshme të Sirisë dhe qytetin Tartus, i cili gjendet në zonën bregdetare numri i të vdekurve është rritur në 30 persona, raporton AA.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se nga shpërthimet e ndodhura në afërsi të urës Erzuna në qytetin Tartus dhe në qytetin Humus numri i të vdekurve është rritur në 30.

Përgjegjësia mbi sulmin nuk është marrë ende nga askush.

Forcat ruse sulmojnë spitalin në Idilib

Forcat ajrore ruse kanë kryer dy sulme ajrore mbi një spital në verilindje të Idlibit.

Hazim Silaybi nga Mbrojtja Civile deklaroi për AA se bombarduesit rus kanë vazhduar të godasin pjesët e Idlibit të cilat mbahen në kontroll nga opozitarët.

I njëjti burim tha se avionët rus kishin kryer dy sulme mbi një spital në verilindje të qytetit, në qarkun Srakib. “Deri më tani mësojmë se një person është plagosur rëndë. Rusët kanë goditur spitalin i cili është i vetmi në këtë rrethinë dhe më gjerë. Spitali është dëmtuar seriozisht ndërsa pjesë të tij janë shkatërruar plotësisht”, tha Silaybi.

Siria prej disa vitesh është skenë e një krize politike dhe të sigurisë e cila u përshkallëzua në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad me forcë u përpoqën të shtypin protestat prodemokracisë në vend.

Nga 30 shtatori i vitit të kaluar Rusia e cila mbështet forcat besnike të regjimit të Asadit, ka në fokus sulmet mbi shkollat, spitalet dhe tregjet në Idlib, Halep dhe Hama, të cilat janë nën kontrollin e opozitës siriane. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...