Ish-presidenti i SMZ-së dënohet me burg për korrupsion

5 Shtator 2016 - 18:51      

Një ish-politikan kryesor malazez u dënua sot me 22 muaj burg për korrupsion pasi ra dakord me prokurorët për pranimin e fajit, tha sot një gjykatë malazeze.

Svetozar Maroviç, i cili ishte kryetar i Kuvendit të Malit të Zi si dhe president i versionit të fundit të ish-Jugosllavisë (Mali i Zi dhe Serbia) do të kalojë 22 muaj në burg si edhe do të kthejë shumën 1,1 milionë euro që ai i përfitoi nëpërmjet marrëveshjeve ilegale të ndërtimit përgjatë bregdetit Adriatik të vendit më të vogël ballkanik.

Pavarësisht korrupsionit të përhapur gjerësisht, dënimi i Maroviçit, 62 vjeç, përbën një ngjarje të rrallë në ish-Jugosllavi.

Edhe ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, u dënua me 10 vite burg për korrupsion, por u lirua pasi po rigjykohet.

Mali i Zi është ftuar të jetë anëtar i NATO-s dhe është vend kandidat për në BE.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...