I akuzuari për spiunazh në favor të Kroacisë, bën “pazar” me Prokurorinë serbe

5 Shtator 2016 - 15:57      

Beograd, 5 shtator – Çedo Çolloviq, i dyshuari për spiunazh në favor të kroacisë, është marrë vesh me Prokurorinë e Serbisë për një dënim me burg trevjeçar, bën të ditur RTS, transmeton Koha.net.

Por, Prokuroria as e ka pohuar, as demantuar këtë informatë, raporton B92.

Sipas RTS-së oferta ka mbërri sot në Gjykatën e Lartë, ndërsa për të do të vendosë gjyqëtari i procedurës paraprake.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd të premten, më 2 shtator, njoftoi se personi i arrestuar në bashkëpunim me Agjencinë Informative të Sigurisë (BIA), dyshohet për spiunazh dhe se bëhet fjalë për person që ka shtetësi të Serbisë dhe të Kroacisë.

Në komunikatë thuhet se i dyshuari deri më 1990 kishte jetuar në Kroaci, dnpërsa më pastaj vendbanimi i tij ka qenë Serbia.

Të dyshuarit për spiunazh i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...