Europa pranë limitit të pranimit të refugjatëve

5 Shtator 2016 - 09:28      

Europa është shumë pranë limitit të pranimit të refugjatëve. Ky është alarmi i ngritur nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili njëherësh i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të bërë më shumë punë në zhvendosjen e atyre personave që kërkojnë strehim.

Tusk tha se kapaciteti i kontinentit të vjetër për të pritur një tjetër valë të re refugjatësh është i kufizuar, transmeton njoftimet TCH. Për këtë arsye, presidenti i KE-së u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbledhur në samitin e G20.

“Në një situatë të paprecedentë, ku mbi 65 milionë njerëz janë zhvendosur nga mbarë bota, komunititeti i G20-s duhet të tregojë përgjegjësi. Vetëm përpjekja globale do të sjellë frutin e kësaj pune. Prandaj ne duam të inkurajojmë partnerët tanë për të rritur ndihmat humanitare. Kemi nevojë të shqyrtojmë shkaqet rrënjësore, që detyrojnë miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim diku tjetër”, tha Donald Tusk.

Në një nga fjalimet e saj elektorale, Angela Merkel deklaroi se ata që nuk kanë lejen për të qëndruar në vend do të largohen menjëherë. Ndërsa disa ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën vendimin për të strehuar 10 mijë refugjatë sirianë, një numër i konsiderueshëm ky krahasuar me faktin se vendi, që kur ka nisur lufta civile në Siri ka pranuar vetëm 1.900 njerëz.

Megjithatë, Uashingtoni sërish mbetet prapa Turqisë me këtë vendim, pasi qeveria e Ankarasë ka hapur dyert për 2.7 milionë refugjatë sirianë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...