Eliminohet kontakti fizik mes ISIS-it e Turqisë

4 Shtator 2016 - 22:25      

Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në veri të Sirisë ka eliminuar kontaktin fizik të organizatës terroriste DAESH me kufirin e Turqisë.

Në këtë mënyrë vazhdon operacioni “Mburoja Eufratit” i nisur më 24 gusht kundër kërcënimeve terroriste në qytetin Halep nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit.

Ushtria e Lirë Siriane ka shpëtuar fshatrat e tjerë në ditën e 12-të të operacionit i cili u intensifikua me hyrjen nga rajoni Elbejli të qytetit Kilis të Turqisë i një grupi të automjeteve të blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) drejt rajonit Çobanbej që është rajoni fqinj me Azez-in në perëndim të linjës Azez-Jarabulus.

Opozitarët në rajonin Çobanbej kanë marrë nga DAESH-i fshatrat Tuvejran, Halilije, Bab Lemon, Haxh Veli dhe Okuzoldyren.

Ushtria e Lirë Siriane e cila në Jarabulus ka zbritur 24 kilometra në thellësi në jug nga kufiri i Turqisë kishte mbërritur në rajonin Suxhu Çajı që është krahu i cili shtrihet në perëndim të Lumit Eufrat, raporton Anadolu Agency.

Gjithashtu Ushtria e Lirë Siriane sot në perëndim të Jarabulusit duke marrë nga DAESH-i fshatrat Ganime dhe Suvejda, në të njëjtën kohë me pjesën e ardhur nga drejtimi i Çobanbej ka marrë nga terroristët edhe fshatin e fundit El-Kadi në linjën kufitare.

Në këtë mënyrë forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kanë krijuar një brez të pastruar nga elementët terroristë përgjatë vijës kufitare Çobanbej dhe Jerabulus në kufirin Siri-Turqi.

Brezi i sigurisë me një thellësi 3 deri në 5 km nga kufiri i Turqisë brenda Sirisë ka eliminuar kontaktin e drejtpërdrejtë fizik të DAESH-it me kufirin e Turqisë.

Në ditën e 12-të operacionit zona që Ushtria e Lirë Siriane ka shpëtuar nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD ka arritur afërsisht në 600 kilometra katrorë.

Burimet nga forcat e sigurisë të cilat kanë dhënë informacione për AA-në kanë deklaruar se Operacioni “Mburoja e Eufratit” do të vazhdojë dhe se brezi i pastruar nga terrorizmi në linjën Azez-Jarabulus do të zgjerohet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...