G20 në Kinë, Obaman nuk e presin me tepih të kuq [video]

4 Shtator 2016 - 18:15      

Takimi i liderëve të shteteve më të zhvilluara në botë, G20, që kësaj radhe do të mbahet në Kinë, ka filluar me disa zënka protokollare.

Pritja e liderëve botëror në Kinë është bërë në përputhje me protokollin se si pritet një lider në vend, por te rasti i presidentit të SHBA-së, Barack Obama nuk ndodhi e njëjta, transmeton Koha.net.

Atij iu hoq tepihu i kuq, në të cilin do të ecte përgjatë dy radhëve të ushtarëve gardist të Kinës. Kjo gjë u vërejt nga BBC, e cila bëri edhe një video të shkurt ku shihet se si bllokohet pamja e zbritjes së Obamas.

Edhe pse me një "bllok" për gazetarë që mos ta shohin momentin, ata kanë raportuar se tephiu nuk ka qenë. E kjo sipas gazetarëve ndodh vetëm në rastet kur është siguria e lartë, sikur në Afganistan.

Ndërsa Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së, ka bërë një “tweet” ku thuhet “Kina si gjithmonë, me shije”, që konsiderohet nga BBC si “tweet” me satirë, por nuk ka vonuar dhe u fshi shpejt duke u zëvendësuar me një sqarim, ku thuhet se ai “tweet” nuk përfaqëson pikëpamjet e DIA-s dhe kërkojnë falje për postimin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...