Foto: AFP

Trupat siriane avancojnë në Aleppo

4 Shtator 2016 - 14:42      

Forcat pro-qeveritare siriane, kanë nisur një ofensivë në veri të qytetit Aleppo, duke marrë nën kontroll disa zona të cilat i kishin humbur muajin e kaluar dhe pothuajse kanë rrethuar të gjitha lagjet e kontrolluara nga rebelët, kanë thënë aktivistët e opozitës, raporton AP.

Kjo ofensivë vjen vetëm një muaj pasi kryengritësit morën nën kontroll disa akademi ushtarake në jug të Aleppos dhe hapën një korridor në zonat e kontrolluara nga rebelët. Që atëherë, forcat qeveritare dhe aleatët kanë tentuar që të rimarrin këtë zonë, transmeton rel.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka cituar një zyrtar ushtarak që ka thënë se trupat pro-qeveritare kanë marrë nën kontroll një akademi dhe janë “duke avancuar në këtë zonë”.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, ka konfirmuar se qeveria ka marrë akademinë, duke shtuar se kryengritësit kanë nisur një kundër-ofensivë.

Ndërkaq, në veri të Aleppos, luftimet në mes të rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe militantëve të Shtetit Islamik janë intensifikuar. Luftimet janë duke ndodhur në qytetin e kontrolluar nga rebelët al-Rai, që gjendet afër kufirit turk. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...