Foto: Reuters

Erdogan u takua me Putinin, nesër takon Obamën

3 Shtator 2016 - 23:05      

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, pas dy orësh përfunduan takimin e tyre bilateral në Kinë, i cili ishte i mbyllur për mediat.

Takimi i sotëm mes dy liderëve u mbajt në kuadër të Samitit të G20-ës në qytetin kinez Hangzhou. Para takimit, Erdoğan dhe Putin iu drejtuan përfaqësuesve të medias.

“Takimi i sotëm do të jetë një mundësi e rëndësishme që sërish të diskutohen temat për të cilët biseduam në Shën Petersburg, tema që kanë të bëjnë me të ardhmen si çështjet politike, ekonomike apo ato rajonale”, ka thënë Erdoğan.

“Ne jemi të kënaqur që shohim normalizimin e jetës në Turqi. Ne shohim se Turqia ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Ne e dimë se ajo është duke luftuar terrorizmin dhe se ajo përballet me rreziqe të konsiderueshme. Më parë, ne kemi krijuar pozicionin tonë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit. Është arritur përparim i rëndësishëm në normalizimin e situatës në Turqi, megjithatë, kur situata plotësisht të normalizohet mund të ecim përpara më shpejt “, ka thënë Putin.

Presidenti turk do të takohet nesër edhe me presidentin amerikan, Barack Obama. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...