4 Shtator 2016 - 12:10
Shkollat fillore në Finlandë e nisin mësimin në periudhën prej 10 deri më 18 gusht, v varësisht prej rajonit, por në pjesën më të madhe të shkollave themelore finlandeze dita e parë e shkollës këtë vit ka qenë të hënën, më 11 gusht, shkruan sot “Koha Ditore”. Dita e parë e shkollës gjithnjë ka qenë rreth mesit të gushtit, varësisht se kur është e hënë.
Finlanda nuk është shteti i vetëm evropian në të cilët nxënësit e fillojnë mësimin në gusht, ndonëse në shumicën e shteteve, mësimi nis të hënën e parë të shtatorit. Në disa shtete të Evropës shkolla fillon në mes të shtatorit (Bullgari, Greqi, Luksemburg, Rumani, Maltë…).
Orientimisht, pushimet në shkollat fillore evropiane zgjasin mesatarisht rreth dy muaj e gjysmë, e diku edhe dy muaj (Danimarka, Çekia, Belgjika, Norvegjia, Sllovakia, Franca). Në Bullgari, Moldavi, Turqi, Rumani dhe Estoni, pushimet zgjasin tre muaj… në Holandë, Zvicër, Angli dhe Gjermani më së paku… vetëm një muaj e gjysmë.
Ndonëse prindërit janë prindër, që e duan gjithnjë më të mirën për fëmijët e tyre, ka dallime të mëdha midis prindërve finlandezë dhe prindërve nga hapësirat e Ballkanit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...