3 Shtator 2016 - 13:21
Putin në një intervistë për Bloomberg ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ruse qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj dekomratëve por ka thënë se nuk ka rëndësi se kush ka hakuar këto të dhëna por gjëja e rëndësishme sipas tij “është se këto të dhëna u janë ofruar publikut”.
Zëdhënësi i Clintonit, Jesse Lehrich ka thënë se “Putin i është bashkuar kandidatit republikan Donald Trump, në përkrahjen e ndërhyrjes nga jashtë në zgjedhjet në SHBA dhe është e qartë se kjo gjë është dizajnuar për t’i shkaktuar dëm politik, Hillary Clinton dhe demokratëve”.
Zëdhënësi i Clintonit ka thënë se ata akoma besojnë se prapa sulmeve kibernetike qëndron Rusia.
“Kjo është një çështje e sigurisë kombëtare dhe çdo amerikan meriton një përgjigje me mundësinë që fushata e Trump mund të jetë e lidhur me Kremlinin”, ka thënë Lehrich.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...