Serbia thotë se kapi një spiun kroat, kështu duket ai [foto]

2 Shtator 2016 - 23:44      

Prokuroria e Serbisë bashkë me policinë dhe Agjencinë e Sigurimit të Informacionit (BIA) kanë kapur një të dyshuar për spiunazh.

Ata kanë arrestuar një person që mban dy nënshtetësi, të Serbisë dhe Kroacisë, transmeton Koha.net.

Ai është Çedo Çoloviq, 57 vjeçar, major ushtarak në pension. Ai dyshohet se ka punuar si spiun i Kroacisë në Serbi dhe ka dërguar informacione drejt Zagrebit.

Sipas të dhënave që ka transmetuar Blic.rs, ai ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1990, e më pas ka ndërruar vendbanimin, duke kaluar në Serbi. Po të njëjtat dhëna thonë se ai ka tentuar të largohet shpejt nga Serbia në drejtim të Kroacisë, por është kapur në momentet e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...