SHBA kundër referendumit të paralajmëruar në Republikën Sërpska

2 Shtator 2016 - 22:40      

Departamenti amerikan i Shtetit tha se referendumi i paralajmëruar në Republikën Sërpska është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës.

Republika Sërpska ka planifikuar për 25 shtator referendum, në të cilin qytetarët do të deklaroheshin nëse e mbështesin 9 janarin si Ditë të entitetit.

"Respektimi i sundimit të ligjit nga të gjitha palët në Bosnje është vendimtar për procesin demokratik”, tha Departamenti amerikan i Shtetit, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vëzhguesit thonë se referendumi mund të çojë në ndarje të mëtejshme në Bosnje, ku që prej luftës së viteve ’90 ekzistojnë dy entitete të veçanta: Federata Myslimano-Kroate dhe Republika Sërpska.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...