Liderët politikë në Maqedoni e shohin zgjidhjen te zgjedhjet e 11 dhjetorit

1 Shtator 2016 - 16:36      

Liderët politikë në Maqedoni janë optimist për zgjedhje të besueshme në 11 dhjetor.

Pas takimit të djeshëm ata të gjithë pretenduan se këto zgjedhje janë zgjidhja e vetme e daljes nga kriza dhe se do të jenë demokratike.

“Qëllimi jonë ka qenë tashmë një vit të ketë zgjedhje për zgjidhje. LSDM krijonte kriza për t’i shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta dënojnë këtë politikë. Është mirë që nënshkruan ata që do të shkojnë në zgjedhje”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

“Nga sot regjimi i Gruevskit shkon në histori, më 11 dhjetor do ta fitojmë krimin, varfërinë dhe mafinë. Ju ftoj në mobilizim për fitoren e Maqedonisë. Këto zgjedhje do të jenë referendum. I paralajmërojmë të mos e shkelin marrëveshjen dhe të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Arritëm marrëveshja për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nga 2 shtatori do të formohet Qeveria e cila do t’i organizojë zgjedhjet. Çfarë kemi diskutuar në takim është në marrëveshjen e nënshkruar”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Vendosëm për zgjedhje më 11 dhjetor, përgjegjësinë do ta mbajnë ato që e nënshkruan dokumentin. Ne shpresën e vetme e kemi te faktori ndërkombëtar”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në marrëveshje thuhet se partitë njëzëri konfirmuan se të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, në pajtim me marrëveshjen e 20 korrikut, janë përmbushur.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...