Kroacia gati për gardh me tela në kufi për t’u mbrojtur nga refugjatët

1 Shtator 2016 - 15:34      

Zagreb, 1 shtator - Ministri i Jashtëm kroat Miro Kovaç tha se vendi i tij është i gatshëm për një valë të re të refugjatëve dhe nëse paraqitet nevoja, do të ngrenë gardh me tela për të mbrojtur kufirin shtetëror.

"Kroacia është e gatshme në rast të një valë të re (refugjatësh). Deri tani këtë kemi arritur ta bëjmë pa tela. Mirëpo, nëse paraqitet nevoja për tela, ne do të ngremë tela", tha ministri i jashtëm kroat Miro Kovaç, duke folur për mundësinë e një krize të re refugjatësh.

Kovaç, i cili po merr pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në Potsdam, sot pas takimit deklaroi se Kroacia, nëse është e nevojshme, në rast të një krize të re të refugjatëve, do të ngrenë tela.

"Qëndrimi ynë është se Kroacia nuk është një vend i emigracionit, por mund të jetë vetëm një vend tranzit", tha Kovaç, duke iu përgjigjur pyetjes rreth asaj se çka do të bëjë Kroacia në rast të një valë të re refugjatësh.

Kovaç konsideron se Kroacia deri më tani ka treguar se ajo me sukses e ka kryer rolin e saj si një vend transit për emigrantët, së bashku me Austrinë, Slloveninë, Serbinë dhe Maqedoninë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...