1 Shtator 2016 - 02:08
BBC shkruan se droga e fshehur në disa çanta mes një ngarkese me koncentrat lëngu portokalli, mbërriti në një konteiner nga Amerika e Jugut.
Ndërkohë sekuestrimi i 370 kilogramëve kokainë e bën atë një nga konfiskimet më të mëdha në territorin francez. Prokurori Xavier Tarabeux deklaroi se lënda narkotike e shitur në treg do të kishte kapur vlerën e rreth 50 milionë eurove.
Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se punonjësit e impiantit të “Coca-Cola”-s nuk janë përfshirë në hetimin e tyre, të cilat po përpiqen të gjejnë origjinën e drogës.
Presidenti rajonal i “Coca-Cola”-s, Jean Denis Malgras ka deklaruar se, “të dhënat paraprake të hetimit kanë treguar se punonjësit nuk janë të përfshirë”.
Një vit më parë, në prill të vitit 2015, oficerët francezë të doganave arrestuan dy persona që po përpiqeshin të trafikonin me një jaht 250 kg kokainë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...