Trump në Meksikë, por jo i “mirëseardhur”

31 Gusht 2016 - 20:45      

Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, u përball me kritika të shumta nga meksikanët, pas vendimit për ta pritur të mërkurën në takim, kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

Trump gjatë fushatës së tij ka shfaqur gjuhë të urrejtjes ndaj meksikanëve, duke thënë se ata janë dhunues dhe kriminelë.

Ish-zonja e parë, Margarita Zavala, përmes një postimi në Twitter, i është drejtuar Trump me fjalët “Edhe pse je i ftuar, ne duam të të njoftojmë se nuk je i mirëseardhur. Ne kemi dinjitet dhe e refuzojmë gjuhën tuaj të urrejtjes”, thuhet në postim.

Të paktën dy protesta janë planifikuar në Mexico City dhe pranë zyrës së Nietos për të kundërshtuar ardhjen e Trump.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...