Nga tajfuni në Japoni 11 të vdekur e 3 të zhdukur

31 Gusht 2016 - 18:44      

Si pasojë e tajfunit që goditi veriperëndimin e Japonisë të martën, 11 persona kanë humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Policia japoneze lajmëroi se 9 prej viktimave janë të moshuar, pjesë e një azili, ndërsa 2 të tjerë u gjetën pranë një lumi.

Sipas autoriteteve, më shumë se 400 mijë persona në veri të vendit janë lajmëruar të largohen nga zona, pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa rreth 350 të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi 3 lumenj dolën nga shtrati.

Tajfuni Lionrock shkaktoi erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, për pasojë të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me trena u anuluan deri në përmirësimin e situatës.

Fuqia maksimale e erës ka shkuar deri në 108 km në orë, ndërsa në vende të caktuara kanë arritur deri në 162 km për orë. Sipas autoriteteve përmbytjet janë shkaku kryesor i vdekjeve.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona, ndërsa dëmet janë të shumta. Rajoni i Lwates, një prej më të goditurve nga tajfuni është ende në rindërtim pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit të vitit 2011.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...