Foto: Reuters

Evakuohet aeroporti i Frankfurtit pas alarmit për bombë

31 Gusht 2016 - 11:27      

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani raportohet të jetë duke u evakuuar për shkak të një alarmi për bombë.

Mediat vendase, përfshi gazetën “Bild”, bëjnë të ditur se një pasagjer është pikasur me një pajisje shpërthyese, teksa përpiqej të kalonte kontrollet e sigurisë.

Një pjesë e konsiderueshme e “Terminalit 1” në këtë aeroport është boshatisur nga udhëtarët, teksa operatori që shërben në të njoftoi se një pasagjer kishte kaluar nga ana e pistës pa përfunduar totalisht kontrollin e sigurisë, transmeton tch.

“Policia federale ka boshatisur zonat ‘Piers A dhe A+’, ndërsa pasagjerët do t’u nënshtrohen sërish kontrolleve”, tha “Fraport” për “Reuters”.

Një zëdhënëse e këtij operatori shtoi se shkelja e kontrolleve të sigurisë mund të sjellë si pasojë edhe shtyrje të disa fluturimeve nga ky terminal, që përdoret më së shumti nga linja ajrore “Lufthansa”.

Zhvillimet për këtë ngjarje janë ende në hapat e parë, megjithatë siguria në aeroport duket se është në gjendje maksimale, ndërsa pritet që të mësohet më shumë mbi të. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...