Ministri francez i Ekonomisë dorëhiqet, synon Presidencën

30 Gusht 2016 - 21:47      

Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron ka dhënë dorëheqjen nga posti qeveritar, për t’i hapur rrugë përpjekjes së pritshme prej tij për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-bankieri që merrej me investimet, tashmë 38-vjeçar, ka qenë një nga figurat më të debatuara në qeverinë socialiste të presidentit Francois Hollande. Ai ka kundërshtuar javën 35-orëshe të punës në Francë, si dhe fajëson mungesën e konkurrueshmërisë për papunësinë e lartë dhe rritjen e dobët ekonomike.

Në këtë post ai do të pasohet nga Michel Sapin. Lëvizja e fundit ishte njoftuar nga vet Macron në një mesazh dërguar mbështetësve të tij, por edhe nga Presidenca franceze.

Presidenti Holland e kishte përzgjedhur Macronin për t’iu bashkuar qeverisë së tij në vitin 2014, atëherë një figurë thuajse e panjohur. Prova e parë e vështirë për të si ministër i Ekonomisë ishte prezantimi i reformave, përfshi këtu lejimin që dyqanet të hapeshin më shpesh gjatë të dielave, një lëvizje që nxiti protesta.

Kryeministri Manuel Valls bëri që i ashtuquajturi “Ligji Macron” të kalonte i fundit në Parlament, por për të nuk u votua, në mënyrë që të shmangte rebelët e krahut të majtë ta kapnin atë në befasi.

Korrespondentë të huaj thonë se Macron ka fituar mbështetjen e shumë njerëzve, nga të rinjtë e deri te kozmopolitanët, një term që “Le Monde” e përdor për “fitimtarët prej globalizimit”.

Ai shkaktoi shqetësime në Partinë Socialiste në fillim të këtij viti, kur vendosi të ngrinte një lëvizje të re politike të quajtur “En Marche” (Në lëvizje), si dhe ka irrituar disa sindikata tregtare për shkak se ka bërë thirrje për më shumë reforma radikale punësimi dhe ka lavdëruar sipërmarrësit.

Duke iu përgjigjur kritikave nga brenda partisë së tij vitin e kaluar, ai tha se “nëse aprovimi do të ishte një kriter në këtë vend (Francë), atëherë asgjë nuk do të ishte bërë deri më tani”.

Fjalimet e tij përpara mbështetësve kanë lënë të kuptohen gjerësisht ambiciet e tij presidenciale, ndërkohë që edhe nëpër sondazhe rezulton më lart sesa vet presidenti Hollande.

Sa i përket jetës private, një jetë me plot ngjyra siç thonë mediat franceze, në moshën 17-vjeçare ai kishte nisur një marrëdhënie me një mësuese të gjimnazit, një grua mbi 20 vite më e madhe se ai, me të cilën ai tashmë është martuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...