Liderit të grupit të ekstremit të djathtë në Hungari, 13 vjet burg për dhunë

30 Gusht 2016 - 20:11      

Lideri i një grupimi të ekstremit të djathtë hungarez, i akuzuar për përdorimin e akteve të dhunës kundër disa politikanëve në fund të viteve 2000, u dënua sot me 13 vite burg nga një gjykatë hungareze.

Një gjykatë e Budapestit e shpalli fajtor Gyorgy Budahazy, 47 vjeç, për akte terroriste në bashkëpunim me 16 anëtarë të tjerë të grupimit të quajtur “Hunnia”, që aktualisht nuk ekziston, ndaj së cilëve rëndojnë penalizime nga 10 muaj deri në 12 vite burg si dhe dy dënime me kusht.

Ndaj aktivistëve të ekstremit të djathtë, me një proces gjyqësor të nisur në 2011, rëndon akuza për kryerjen e një sërë sulmesh midis viteve 2007 dhe 2009, me armë zjarri dhe koktejl Molotov kundër deputetëve socialistë dhe liberalë në atë periudhë në pushtet.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, me arsyetimin që objektivi i grupit ishte për të kërcënuar parlamentarët për të influencuar në votën e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...