Foto: Reuters

Italia shpëton rreth 6,500 migrantë në Mesdhe

30 Gusht 2016 - 13:15      

Roja bregdetare italiane thotë se më 29 gusht ka shpëtuar rreth 6,500 migrantë në brigjet e Libisë.

Autoritetet italiane thanë se kanë ndërmarrë 40 operacione të ndara të shpëtimit dhe kanë arritur që të shpëtojnë migrantë, kryesisht nga Afrika, të cilët po udhëtonin në barka të mbingarkuara dhe me cilësi të dobët të ndërtimit, transmeton rel.

Rreth 1,100 mihrantë janë shpëtuar po ashtu nga autoritetet italiane më 28 gusht në brigjet e Sicilisë.

Roja bregdetare italiane thotë se këtë javë pret që më shumë migrantë të tentojnë të arrijë në Evropë, për shkak të kushteve të mira atmosferike për udhëtim.

Organizata Ndërkombëtare për Migrantë ka thënë më 26 gusht se rreth 105 mijë migrantë, kishin arritur me anije në Itali këtë vit.

Kjo organizatë thotë se 2,726 gra, burra e fëmijë kanë vdekur gjatë këtij viti, në përpjekje për të kaluar detin Mesdhe. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...