Jeremiq kalon në fazën finale për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

30 Gusht 2016 - 09:04      

Me rezultatin e raundit të tretë të votimit, Serbia është plasuar në fazën finale të procesit zgjedhor për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së, ka deklaruar kandidati i Serbisë për këtë post, Vuk Jeremiq.

Jeremiq ka vlerësuar se me këtë hap “mund të jemi shumë të kënaqur”.

“Procesi i zgjedhjes tani hyn në fazën më komplekse, ku pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisin negociatat intensive ndër-partiake në të cilat do të shqyrtohet emrat më të suksesshëm të kandidatëve”, ka sqaruar Jeremiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë fushatën e tij intensive, para raundit të katërt të votimit, i cili pritet të zhvillohet në shtator.

Kujtojmë se një grup grash të Kosovës kanë bërë thirrje që të shtunën, më 3 shtator nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të protestohet kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit për Sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Nënat e Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Antishqiptari më i madh dhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar dhe ka gjasa të zëvendësojë Ban Ki-Moonin në krye të OKB-së, me mandat 10-vjeçar. Nëse ky person do të marrë votat që po pretendon, atëherë Kosova do ta humbë anëtarësimin në OKB”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e protestës.

“Ne e kemi obligim të ngremë zërin e protestës. Serbia nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar për gjenocidin, nuk është demillosheviqizuar! Për hir të të gjithë dëshmorëve të kombit, për hir të të gjitha nënave shqiptare që janë veshur me të zeza tash e 16-të vite, vajzave dhe grave të përdhunuara, për hir të të gjitha familjeve kosovare që ende nuk u janë gjetur eshtrat e familjarëve të zhdukur gjatë luftës së 99-së, ju ftojmë në protestë masive, të shtunën, më datën 03 shtator 2016, në orën 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë”, përfundon thirrja e protestës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...