Foto: EPA

Hakohet sistemi online i votimit në dy shtete në SHBA

30 Gusht 2016 - 08:17      

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka gjetur se në dy shtete në SHBA është hakuar sistemi online i votimit dhe u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të rrisin sigurinë kompjuterike, përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, kanë raportuar mediat amerikane sot.

Divizioni i Kibernetikës dërgoi një alarm gjatë këtij muaji pasi u gjetën shkelje në shtetin Illinois dhe Arizona. Ky alarm vjen pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë rritur shqetësimin se hakerët e sponsorizuar nga Rusia dhe vende të tjera, mund të tentojnë që të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale, transmeton rel.

Ekspertët e sigurisë kompjuterike thonë se shkeljet e fundit në Komitetin Kombëtar Demokratik, ka gjasa që jenë kryer nga njerëzit që brenda qeverisë ruse. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje.

Databaza e votuesve të shteteve në SHBA, zakonisht përfshinë emrin e votuesit, adresën dhe informacione të tjera personale.

Yahoo News ka raportuar se sistemi i regjistrimit online të votuesve në Illinois, ka qenë i mbyllur për 10 ditë gjatë fundit të korrikut, pasi hakerët kishin shkarkuar të dhënat personale të më shumë se 200 mijë votuesve.

Ndërkaq, në Arizona sulmi ishte më i kufizuar dhe ndërhyrja në softuerët e sistemit të votimit ishte qëllim keqe.

Shqetësimet për sigurinë kompjuterike gjatë zgjedhjeve, u bën nga Sekretari për Siguri Jeh Johson dhe ai ka ofruar ndihmë shteteve që të bëjnë më të sigurt sistemin e tyre të votimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...