Aktakuzë për terrorizëm ndaj një 16 vjeçareje në Gjermani

29 Gusht 2016 - 18:37      

Një vajzë 16 vjeçare është akuzuar nga autoritetet gjermane për tentim vrasje dhe mbështetje të organizatave terroriste.

Prokuroria Federale ka thënë sot se Safia S. ishte duke vepruar në emër të grupit militant Shteti Islamik, kur ajo plagosi rëndë me thikë një zyrtare policore në Hannover, shkruan rel.

Ky sulm kishte ndodhur në muajin shkurt.

Vajza me shtetësi gjermano-marokiene u arrestua në skenën e krimit.

E akuzuara, Safia S, kishte udhëtuar në janar për në Stamboll, ku kishte marrë urdhra nga anëtarët e IS-it që të kryejë një “sulm martir” në Gjermani.

Pasi ishte kthyer në Gjermani, ajo kishte kontaktuar online me anëtarët e IS-it, duke i kërkuar ndihmë për planifikimin e sulmit.

Prokurorët gjermanë kanë thënë gjithashtu se kanë ngritur aktakuzë edhe ndaj një 19 vjeçari gjermano-sirian, për shkak se kishte dështuar që të parandalonte këtë sulm.

Ata thonë se Mohamad Hasan K, i cili ndodhet në paraburgim, ishte në dijeni të sulmit të Safias në Gjermani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...