Ministri i Brendshëm i Francës: Jo ligj për ndalimin e burkas

29 Gusht 2016 - 15:15      

Një ligj që ndalon plotësisht “burkinin” në Francë do të ushqejë tensioneve ndërmjet komuniteteve dhe do të jetë antikushtetues dhe jo efektiv, tha ministri i Brendshëm i Francës, Brendshëm Bernard Cazeneuve në një intervistë botuar të dielën (28 gusht).

Gjykata më e Lartë Administrative e Francës, Këshilli i Shtetit, vendosi të premten e shkuar kundër vendimit për të ndaluar burkinin në qytetin turistik Villeneuve-Loubet.

Vendimi mund të krijojë precedentë për dhjetëra qytete të Francës që kanë urdhëruar ndalimin e burkinit nëpër plazhe.

Çështja në fjalë është kthyer në debat politik në vend rreth një vit përpara zgjedhjeve presidenciale.

Partitë e djathta dhe të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje që ndalimi i burkës të kthehet në ligj në të gjithë vendin.

Ish-Presidenti Nicolas Sarkozy, që ka paralajmëruar rikandidimin për President, ka kërkuar për një ligj që ndalon burkinin në vend. Por, ministri i Brendshëm tha se një ligj i tillë është i pamundur të miratohet nga qeveria aktuale.

“Qeveria … nuk mund të pranojë të nxjerrë ligje për këtë çështje , sepse ligj i tillë do të ishte antikushtetues, i paefektshëm dhe ka të ngjarë të krijojë antagonizëm dhe tensione të pariparueshme”, tha ai. “Ne nuk kemi nevojë për një ligj të ri”, shtoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...