Akademikë turq ikin me varka në Greqi, kërkojnë azil politik

29 Gusht 2016 - 15:05      

Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga policia greke javën e shkuar e shkuar.

Dy prej tyre mësues dhe i treti inxhinier, hynë ilegalisht në tokën greke duke kërkuar azil politik.

Gjithsesi, ata janë ndaluar nga policia për hyrje të paligjshme në vend, ndërsa është pezulluar dëbimi i tyre, transmeton oranews. Tre burrat rreth të 40-ve shkuan me një varkë në ishullin grek Rodos, duke paguar trafikantin.

Ata thanë se po përndiqeshin në vendin e tyre, për shkak se akuzoheshin si të lidhur me lëvizjen Gylen, e akuzuar nga qeveria turke se qëndron prapa grushtit të dështuar të shtetit.

Më herët, katër turq të tjerë, dy akademikë dhe fëmijët e tyre kërkuan gjithashtu azil në Greqi. Ata u arrestuan javën e kaluar në Aleksandropolis, në afërsi të kufirit greko-turk.

Të gjithë mohojnë çdo lidhje me grushtin e shtetit, duke theksuar se autoritetet turke kanë nisur pastrimin në shkallë të gjerë ndaj të gjithë atyre që mendohen se simpatizojnë Lëvizjen Hizmet.

Dy prej thanë se kishin punuar në shkollat e hapura me donacione nga simpatizantë të lëvizjes.

Ndërkohë, tetë ushtarakë turq ndodhen ende në Greqi pasi u arratisën menjëherë pas grushtit të shtetit.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shpejtë të tyre, por vendimi nuk është marrë ende nga autoritetet greke. Ministri i Jashtëm greke, Nikos Kotzias tha të dielën se fati i ushtarëve varet nga drejtësia greke.

Ai zhvilloi një takim privat në Kretë me homologun turk, Mevlut Çavusoglu, e para që pas grushtit të shtetit.

AFP-ja shkruan se Greqia synon të ruajë bashkëpunimin me fqinjin e saj për shkak të marrëdhënieve delikate në dekada midis dy vendeve, edhe për shkak të trembjes së lëshimit të një “lumi” emigrantësh nga Turqia. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...