Refuzimi që t’u shërbejë grave myslimane indinjon francezët

29 Gusht 2016 - 14:53      

Një pronar fast-food në periferi të Parisit u refuzon shërbimin dy grave myslimane, duke ngjallur zemërim në vend dhe thirrje për protesta.

BBC shkruan se burri ka thirrur përpara grave të mbuluara me hixhab: “Terroristët janë myslimanë dhe të gjithë myslimanët janë terroristë”.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në restorantit Le Cenacle në Tremblay-en, por të dielën, ai u kërkoi falje një grupi të mbledhur jashtë.

Ai tha se situata i kishte “dalë nga dora” për shkak të tensioneve aktuale në vend për shkak të ndalimit të burkës në plazhet franceze, por edhe se një shok i tij ishte vrarë gjatë sulmeve terroriste në Bataclan në Paris nëntorin e kaluar.

Zyra lokale e prokurorit i tha medies vendase se kishin nisur një hetim për diskriminim racor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...