Gjysma e gjermanëve kundër një mandati tjetër për Merkelin

29 Gusht 2016 - 14:09      

Merkel nuk ka deklaruar ende nëse do të kërkojë një mandat tjetër si kancelare. Por, siç transmeton DW, 50 për qind e gjermanëve janë kundër.

Gjysma e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të shërbejë edhe një periudhë tjetër si kancelare. Ky është përfundimi i një sondazhi të institutit për demoskopi Emnid të porositur nga gazeta Bild am Sonntag. Sipas sondazhit 50 për qind e pjesëmarrësve janë kundër një periudhe tjetër në post për Angela Merkelin dhe 42 për qind në favor.

Ndërkohë, 70 për qind e mbështetësve të partisë së Merkelit CDU-së duan që udhëheqësja e partisë së tyre të qëndrojë në detyrë përtej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2017. 22 për qind nuk duan që ajo të vazhdojë në këtë post.

Merkel nuk ka deklaruar ende nëse do të kërkojë apo jo një mandat tjetër si kancelare. Kancelarja është në këtë post që nga viti 2005. Nëse ajo fiton një mandat tjetër Merkeli mund të thyejë rekordin në këtë post të Helmut Kohl-it, i cili ishte kancelar për 16 vjet nga 1982 deri në 1998. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...