Shpërthim në Laboratorin e Krimeve në Bruksel, nuk bëhet fjalë për terrorizëm

29 Gusht 2016 - 10:49      

Bruksel, 29 gusht - Raportimet mediale rreth shpërthimit të bombës para Institutit belg të Kriminologjisë në Bruksel këtë mëngjes sigurisht nuk janë të sakta, ndërsa fjala me sa duket është për sulm të piromanëve mbi laboratorin, njoftoi Zyra e Prokurorit.

"Mendojmë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm. Kjo është vepër penale. Nuk mund të konfirmojmë nëse kishte ndonjë bombë", theksoi zëdhënësja e prokurorisë së Brukselit Ine Van Wymersch.

Në Institutin e Kriminologjisë në pjesën veriore të Brukselit pas mesnate ndodhi një shpërthim, por nuk pati viktima. Televizioni shtetëror RTBF raporton se shpërthimi ka ndodhur dy orë pas mesnate dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Policia ka vendosur forca të sigurisë duke bllokuar zonën.

Instituti i Kriminologjisë ndihmon dhe këshillon autoritetet gjyqësore belge në kryerjen e hetimeve.

Belgjika është në gjendje të gatishmërisë së lartë pas sulmit në aeroportin dhe metronë e Brukselit më 22 mars ku jetën humbën 32 persona. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...