Foto: Reuters

Turqia heq ndalesën e bartjes së shamisë për policet

28 Gusht 2016 - 15:23      

Qeveria turke ka hequr ndalimin e barjes së shamisë nga zyrtaret policore.

Ky vendim është publikuar sot në gazetën zyrtare të Qeverisë turke, që udhëhiqet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Sipas këtij vendimi, policet mund të bartin shami koke nën kapelë ose beretën e tyre për aq kohë sa shamia ka ngjyrën e njëjtë me uniformën e policisë, transmeton rel.

Ndalimi për të mbajtur shamitë nga pjesëtaret e shërbimit publik, u prezantua në Turqi, pas grusht shtetit të vitit 1980.

Sekularistët turq konsiderojnë se shamia është një simbol i konservatorizmit fetar në shtetin që zyrtarisht është laik.

Partia AKP, që një kohë të gjatë ka bërë thirrje që të hiqet kjo ndalesë.

Ndalesa për bartjen e shamisë në universitetet turke ishte hequr në vitin 2010, ndërkaq më 2013 u hoq edhe nga shërbimet civile. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...