Foto: Reuters / ilustrim

Arrestohen 5 shtetas të Maqedonisë në Turqi për lidhje me ISIS-in

27 Gusht 2016 - 22:04      

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Çavkov, njoftoi se më datë 12 gusht në aksionin policor “Celula 3” të realizuar në bashkëpunim me policinë turke, nga liria janë privuar pesë qytetarë të Maqedonisë të dyshuar si të anëtarësuar në organizatën terroriste ISIS, që synonin të merrnin pjesë në luftërat në Siri.

Çavkov theksoi se aksioni është kryer nga ana e policisë turke në vendbanimin Aksaraj, ku të dyshuarit, tre nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, ishin të vendosur në një nga ambientet ku mblidhen anëtarët e ISIS-it.

“Këta persona në mënyrë të organizuar u përpoqën të bashkohen me organizatën terroriste. Në këtë ambient ata ishin të vendosur së bashku me katër persona tjerë nga Shqipëria, Siria, Palestina dhe nga Maroku të cilët prisnin për kushte më të favorshme për transferim në Siri”, deklaroi Çavkov, raporton AA.

Çavkov njoftoi se dy të dyshuarit nga Kumanova të moshës 21 dhe 24 vjeçare nga vendkalimi kufitar Tabanoc u nisën për në Turqi më datë 22 të muajit të kaluar, ndërsa tre të tjerët, një nga Kumanova dhe dy nga Shkupi të moshës 18, 19 dhe 20 vjeçare u nisën për në Turqi në fund të muajit të kaluar nga vendkalimi kufitar Bogorodica. Ai shtoi se zhdukja e dy prej tyre është raportuar në polici edhe nga prindërit e tyre.

Ministri bëri të ditur se më datë 14 gusht në bashkëpunim me policinë shqiptare, në Tiranë është arrestuar edhe një person tjetër në kërkim për të cilën është duke u zhvilluar procedura për ekstradimin e tij. Siç informoi ai, ndaj 23 personave është duke u kryer procedura penale, rreth 25 qytetarë të Maqedonisë kanë humbur jetën në këto luftëra, ndërsa rreth 50 persona të tjerë ende ndodhen në luftërat në Siri dhe Irak.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...