Qindra mësues në Meksikë do të shkarkohen pas pjesëmarrjes në protesta

27 Gusht 2016 - 13:16      

Meksiko, 27 gusht - Pas njoftimit se do të shkarkohen nga puna 1.255 mësues dhe punonjës të tjerë në sektorin e arsimit të cilët morën pjesë në protestat në jug të Meksikës, mësohet se familjarët kanë bërë padi për rikthimin e mësuesve në procesin mësimor.

Claudia Rodriguez, e cila ka folur në emër të familjeve në rajonin Oaxaca në një deklaratë për shtyp ka vënë në dukje se kanë hapur padi për rikthimin në klasa të mësuesve që kanë vajtur në grevë me qëllim kundërshtimin e reformës arsimore. Gjithashtu, sipas AA, iu është bërë thirrje autoriteteve të rajonit që të shkarkojnë nga detyra "mësuesit që nuk kanë dëshirën për të punuar dhe që nuk kanë respekt për fëmijët."

Ndër të tjera Rodriguez, ka shtuar se disa prindër kanë vendosur ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat në rajone të tjera fqinje.

Zyrtarët meksikanë kanë deklaruar se kjo padi është ngritur pasi është bërë njoftimi se do të shkarkohen nga puna 1.255 mësues dhe punonjës të tjerë në fushën e arsimit të cilët morën pjesë në protestat në rajonet Oaxaca dhe Guerrero në jug të vendit.

Ndërsa Ministria e Arsimit në një deklaratë ka njoftuar se në rajonin Oaxaca janë të mbyllura 61 shkolla dhe se ligjet lejojnë heqjen nga puna të mësuesve të cilët nuk marrin pjesë në procesin mësimor për 4 ditë.

Mësuesit që hynë grevë në muajin maj me qëllim që të kundërshtonin reformën arsimore në vend, nisën protestat e tyre në rajonet jugore të vendit. Në rajonin Oaxaca ku ende 30 për qind e shkollave janë të mbyllura, sindikatat e mësuesve kishin bllokuar rrugët kryesore si dhe lejonin vetëm kalimet e automjeteve private dhe ndalonin kalimin e kamionëve të tregtisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...