Bisedime maratonike Kerry - Lavrov për Sirinë

27 Gusht 2016 - 08:44      

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë zhvilluar një takim 12 orësh në përpjekje për të siguruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak dhe humanitar për Sirinë e përfshirë në luftë.

Pas bisedave që përfunduan në Gjenevë më 26 gusht,sipas Rel, një rezultat i rëndësishëm megjithatë nuk u njoftua.

Kerry tha se “një qartësi” është arritur me Rusinë në shumicën e hapave për të rivendosur armëpushim në Siri.

Ai tha se çështje të ngushta sërish duhet të zgjidhen, diçka që u mbështet më vonë nga Lavrov.

Bisedimet në Zvicër ishin pjesë e përpjekjes së re të SHBA-së për të vendosur Rusinë si partnere në Siri në kohën kur luftimet po bëhen më të ashpra dhe të komplikuara me paraqitjen e forcave tokësore turke.

Më 25 gusht zyrtarë të OKB-së thanë se Rusia ishte në bord për një pushim të përkohshëm në luftimet në dhe përreth Aleppos.

Por, ministri i jashtë, rus thjeshtë ritheksoi mbështetjen e përgjithshme për një armë pushim për të hapur një korridor të ndihmave dhe po priste që OKB-ja të njoftonte se është gati.

Lavrov dhe Kery gjithashtu pritej që të diskutonin për konfliktin në Ukrainën lindore, ku luftimet ndërmjet separatistëve të përkrahur nga Rusia dhe forcave besnike të Kievit janë ri ndezur sërish në javët e fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...