
26 Gusht 2016 - 22:13
Ndërkohë, bilanci viktimave është rënduar në 278 persona të vdekur, disa qindra të shtruar në spitale dhe shumë të tjerë që figurojnë ende të zhdukur, transmeton top-channel.
Mediet italiane kanë publikuar edhe identitetet e para te viktimave, mes të cilave është bashkangjitur edhe fotografia e Erion Toros, djalit nga Shqipëria.
Puna e ekipeve të shpëtimit vijon me intensitet, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë të pakta. Deri tani rreth 215 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve tha se, edhe pse probabiliteti për të mbijetuar është tepër i ulët, operacionet e kërkimit do të vazhdojnë.
Identifikimi i personave të zhdukur është tepër i vështirë pasi shumica ishin turistë. Kryeministri Matteo Renzi ka premtuar se do ta rindërtojë zonën e shkatërruar.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar polemikat mbi përse vendi ishte kaq i papërgatitur për një fatkeqësi të tillë, kur dihet që zemra e Italisë është një nga zonat më sizmike të Europës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...