26 Gusht 2016 - 15:08
Clinton, duke folur në Nevada, tha se Trump po transmeton qëndrimet “radikale” të Partisë Republikane, përfshirë ato anti-semite dhe të supremacisë së bardhë.
Trump i hodhi poshtë akuzat e Clintonit, duke mbrojtur qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit dhe duke e akuzuar Clintonin për shpërndarje të gënjeshtrave, transmeton Rel.
“Ajo gënjen, njollos, i përshkruan amerikanët e denjë si racistë”, tha Trump.
Ai ka nxitur reagimin e Clintonit, pasi ka thënë se ajo i sheh pakicat si burim të votës dhe se nuk bën asgjë për ta.
Në ditët e fundit, Trump ka bërë përpjekje të ndryshojë mendjen e komunitetit afrikano-amerikan, i cili e mbështet fare pak.
Sipas sondazheve aktuale, vetëm 2 përqind e votuesve afrikano-amerikanë thonë se do të votojnë për Trumpin, biznesmen miliarder.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në nëntor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...