
26 Gusht 2016 - 11:50
Të dyja palët thanë se evakuimi i banorëve të Darayas, në afërsi të kryeqytetit Damask, do të fillojë të premten.
Forcat qeveritare kanë rrethuar Darayan që nga viti 2012 dhe që atëherë banorët janë përballur me bombardime pothuajse të vazhdueshme dhe me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike. Ky hap vjen pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të zhvillojë bisedime për gjendjen në Siri me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, në Gjenevë.
Sipas kushteve të marrëveshjes, 700 burra të armatosur do të largohen për në Idbil, qytet i kontrolluar nga rebelët, ndërsa 4,000 civilë do të strehohen në strehimore qeveritare, raportoi media shtetërore siriane.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...