Foto: Reuters

Vritet zëvendësministri bolivian nga minatorët grevist

26 Gusht 2016 - 11:30      

Zëvendësministri i Brendshëm i Bolivisë është rrëmbyer dhe vrarë nga minatorët grevistë, ka njoftuar Qeveria boliviane, transmeton KTV.

Rodolfo Illanes dhe truproja e tij u kapën të enjten në një postbllok në Panduro, në jug të La Pazit, thanë zyrtarët.

Ministri i Brendshëm, Carlos Romero, ka thënë se ka indikacione se Illanes ishte vrarë në një sulm “frikacak dhe brutal”. Ne jemi në pritje të marrjes së trupit të pajetë, ka thënë Romero. Illanes u rrah për vdekje nga minatorët.

Sipas ministrit të Brendshëm, deri më tani janë bërë më shumë se 100 arrestime. Gjatë kohës sa mbahej nga minatorët, Illanes për radion boliviane tha se një nga kushtet për lirimin e tij, ishte që Qeveria të negociojë me minatorët për legjislacionin e ri. Minatorët kanë bllokuar autostradën në Panduro që nga e marta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...