Gjendje e jashtëzakonshme në Itali

25 Gusht 2016 - 23:20      

Qeveria e Italisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të 24 gushtit, që deri në këto momente ka shkaktuar 250 viktima.

Lajmi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është dhënë nga kryeministri italian, Mateo Renzi. Ai tha se qeveria ka lënë në dispozicion të zonave të prekura nga tragjedia edhe një fond prej 50 milionë eurosh, transmeton shekulli.

Renzi theksoi se rindërtimi i komunave dhe kthimi aty i gjallërisë së jetës, është prioritet i kabinetit të tij.

Tërmeti i fuqishëm ka tronditur komunat e Amatriçes, Akumolit dhe të tjerave përreth. Autoritetet italiane druhen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Operacioni për kërkimin e trupave nën rrënoja ende vazhdon. Zonat në Italinë Qendrore janë thuajse të paralizuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...