25 Gusht 2016 - 17:36
Shifra e mëparshme prej 247 personave është ndryshuar në 241 të vdekur nga tërmeti që pothuajse ka rrafshuar me tokë tri qytete të vogla, derisa ekipet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar operacionet për të gjetur të mbijetuar të tjerë.
Qytetet më të goditura janë Akumoli, Amatriçe, Posta dhe Arkuata del Tronto.
Agjencia për mbrojtje civile ka thënë se 270 persona janë hospitalizuar pas tërmetit prej 6.2 shkallë të Rihterit që është ndjerë edhe në kryeqytetin italian, Romë.
Besohet se shumë njerëz mbesin të ngujuar nën rrënoja, ndërsa raportohet se shumica e të zhdukurve janë të huaj dhe pushues që kanë qenë për vizitë në rajonin historik të dëmtuar gjatë termetit.
Një nga shqetësimet më të mëdha ka qenë shkatërrimi i hotelit historik me emrin “Roma” që është rrënuar me 35 persona në të. Mirëpo, deri më tash janë nxjerrë vetëm shtatë trupa të pajetë.
Në vitin 2009, një termet i shkallës 5.9 ka marrë jetën e 309 personave në Akuila.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...