25 Gusht 2016 - 15:54
Walter Scheel u lind më 8 korrik 1919 në Solingen. Në vitin 1946 ai iu bashkua Partisë së Lirë Demokratike (Freie Demokratische Partei – FDP), kryesimin e së cilës e mori në vitin 1968. Fillimisht ai shërbeu si anëtar i asamblesë qytetare në Solingen e në vazhdim si deputet në parlamentin e landit Nordrhein-Westfalen. Deri në vitin 1974 shërbeu si deputet në bundestagun gjerman dhe për dy vite edhe si zëvendëspresident. Walter Scheel ishte ministër i jashtëm i koalicionit social-liberal nga viti 1969. Në këtë cilësi ai pati ndikim të madh në politikën lindore dhe në traktatin gjermano-gjerman.
Nga viti 1974 deri 1979 Scheel e mbajti pozitën e presidentit Federal. Gjatë këtij mandati ai në komunikimin e tij shpeshherë zgjodhi fjalë të qarta dhe u angazhua për më shumë të drejta shoqërore aktive. Angazhimi i të rinjve ishte poashtu një dëshirë e tij e flaktë.
Në rrafshin e politikës së jashtme ai ishte një ithtar i Evropës së bashkuar, duke ndjekur qëllimin e ruajtjes së paqes dhe demokracisë.
Pas përfundimit të mandatit të tij, Scheel u angazhua duke marrë përsipër detyra nderi dhe mbajtur në një sërë pozitash në instanca të larta.
Sot, më 25.08.2016 nga ora 14.00 – 17.00 dhe nesër nga ora 09.00 – 14.00 në Ambasadën Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...