Forcat kurde siriane zhvendosen në lindje mbi Eufrat

25 Gusht 2016 - 14:02      

Zëdhënësi i koalicionit kundër Shtetit Islamik të udhëhequr nga SHBA-ja thotë se Forcat Demokratike Siriane, një grup i përbërë nga disa fraksione, por i dominuar nga kurdët sirianë, janë tërhequr në lindje të lumit Eufrat.

“Forcat Demokratike siriane janë zhvendosur në lindje të Eufratit për t’u përgatitur për çlirimin përfundimtar të Raqqa, në Siri”, u shpreh zëdhënësi në postimin e tij në Twitter, duke iu referuar de facto kryeqytetit sirian të Shtetit Islamik.

Media turke citoi burime diplomatike se “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry informoi Ankaranë se po përgatitej një sulm i tillë”.

Megjithatë, një zëdhënës i Njësive të Mbrojtjes së Popullit të Kurdistanit (YPG) mohoi të jetë planifikuar një tërheqje e tillë, njoftoi agjencia e lajmeve “Firat”.

Nëse me të vërtetë forcat janë tërhequr mbetet e paqartë se kush e kontrollon vendin, në perëndim të Eufratit, duke përfshirë edhe qytetin kyç të Minbijit, që forcat e udhëhequra nga YPG-ja e morën nga kontrolli i Shtetit Islamik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...