25 Gusht 2016 - 09:56
Ai siguroi Ankaranë se Washingtoni po vlerëson provat kundër klerikut Fetullah Gulen i cili akuzohet si orkestruesi i grushtit të shtetit, por mohoi çdo koment se shtetet e bashkuara po mbrojnë atë.
Jo vetëm Gulen, tha Biden, por ne nuk jemi krah askujt që vërtetohet se mundohet të bëjë keq.
“Ekspertët tanë po punojnë me partneret turq për të vlerësuar provat që i duhen gjykatës amerikane, të cilat duhet të plotësohen nëse kërkohet ekstradimi i Fetullah Gulen”, u shpreh Biden.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e siguroi Joe Biden se dosja me dokumentacionin e kërkuar po mbaron dhe se ekstradimi i klerikut që jeton prej vitit 1999 në Amerikë, duhet të kryhet patjetër.
Ndërsa kryeministri Binali Yildirim deklaroi se asnjë incident nuk duhet të dëmtoje relatat SHBA-Turqi. Përveç çështjes së Fetullah Gulen, kryeministri tha se Washingtoni duhet të rishikoje mbështetjen që jep për kurdët, pasi Turqia këta të fundit i sheh si kërcenim.
Joe Biden la të nënkuptonte miratimin e tij. “Në asnjë mënyrë ata nuk mund të kenë mbështetjen e Amerikës, nëse nuk plotësojnë detyrimet e tyre. Pikë!”, u shpreh ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...