Mbi 60 të vdekur e dhjetëra ende nën rrënoja nga tërmeti në Itali

24 Gusht 2016 - 15:59      

Mediat italiane bëjnë me dije se numri i viktimave ka arritur mbi 60 persona të vdekur, megjithëse nuk dihet ende zyrtarisht numri i saktë i viktimave, transmeton oranews.

Tre tërmete të forta kanë goditur gjatë natës Italinë qendrore. I pari dhe më i forti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Kjo e fundit ka pasur dëme shumë serioze, kryetari i komunës thotë se Amatrice nuk është më ndërtesat e qytetit janë rrafshuar në tokë. Dëme të rënda edhe në Marche.

Deri tani janë konfirmuar mbi 60 viktima.

Komunat më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...