Biden në Ankara, për ekstradimin e Gylenit vendimin e merr gjykata jo Obama

24 Gusht 2016 - 15:58      

Zëvendës/presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po zhvillon një vizitë në Ankara, ku dha një konferencë për shtyp me kryeministrin turk, Binali Yëlldërëm.

Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Turqinë, duke theksuar se që në fillim presidenti Obama dënoi grushtin e shtetit, duke shtuar se SHBA-të nuk kanë pasur asnjë informacion.

Biden: Grushti i shtetit ishte një goditje në zemrën e demokracisë turke. Qytetarët e dënuan grushtin e shtetit duke i dalë përballë tankeve. SHBA nuk ka pasur asnjë informacion për grushtin e shtetit. Nuk kishim njohuri, nuk e mbështetëm dhe e dënuam menjëherë.

Ai foli edhe për kërkesën e Ankarasë zyrtare që kërkon ekstradimin e imamit mysliman Fetullah Gylen, duke theksuar se vendimin e marrin gjykata dhe jo presidenti amerikan Obama.

Biden: Sa i përket Gulen po bashkëpunojmë me autoritetet turke, po vlerësojmë provat. S’kemi asnjë interes që të mos ekstradojmë një person që mund t’iu ketë bërë keq. Presidenti nuk ka të drejtë të ekstradojë asnjë person, këtë tagër e ka gjykata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...