Lukshiq tërhiqet nga gara për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

24 Gusht 2016 - 12:01      

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Lukshiq është tërhequr nga gara për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke lënë dhjetë kandidatë të tjerë, të garojnë për të zëvendësuar Ban Ki-Moon.

Lukshiq u ka dërguar një letër anëtarëve të OKB-së, ku i ka njoftuar për tërheqjen nga gara. Ky veprim, sipas njoftimit që e transmeton rel, vjen pasi Lukshiq doli i fundit në një sondazh për kandidatët të cilët shpresojnë ta zëvendësojnë Ban, mandati i të cilit përfundon më 31 dhjetor.

Sipas traditës, ky post diplomatik shkon me rotacion nëpër rajone. Azia, Afrika, Amerika Latine dhe Evropa, të gjitha kanë pasur kandidatin e tyre në krye të OKB-së. Vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe Rusinë kanë thënë se ata asnjëherë nuk kanë pasur postin e sekretarit të përgjithshëm dhe se është radha e tyre.

Në letrën e tij, Lukshiq ka thënë se “për hir të pronësisë së barabartë të të gjitha rajoneve, në kuadër të OKB-së, shpresoj që argumenti i Evropës Lindore të mbizotërojë kur të vije fjala për marrjen e vendimit përfundimtar”.

Në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së asnjëherë nuk është zgjedhur një grua dhe një grup prej 56 shteteve janë duke bërë fushatë që këtë radhë të zgjidhet një grua.

Në sondazhet e bëra për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së është duke kryesuar ish-kryeministri protugez Antonio Guterres.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...