Operacion nga toka e ajri i ushtrisë turke kundër DAESH-it në Siri

24 Gusht 2016 - 10:56      

Një Task Forcë e Kombinuar e Përbashkët e ushtrisë turke bashkë me forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar vazhdon operacionet nga toka dhe ajri me synim spastrimin e kufirit nga elementët e DAESH-it.

Task-Forca e Kombinuar e Përbashkët e Forcave të Armatosura Turke dhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH kanë filluar operacionin për spastrimin e rajonit të Xherablusit, i varur nga qyteti Halep i Sirisë, nga elementet e organizatës terroriste DAESH.

Zona goditet me zjarr artilerie (obusë të kalibrit të lartë) dhe avionë luftarakë.

Zjarri i dendur i artilerisë filloi sot rreth orës 04.00 të mëngjesit me obusët ‘furtuna’ dhe raketahedhësit shumëgrykësh. Pas zjarrit të artilerisë zona u bombardua nga avionët e ushtrisë turke.

Avionët F-16 godasin objektivat në Xherablus dhe Keklixhe.

Burimet ushtarake bëjnë të ditur se qëllimi i këtij operacioni është garantimi i sigurisë së kufirit dhe 63 objektiva (shënjestra) janë goditur 224 herë.

Janë goditur në shënjestër të 12 objektivat e planifikuar për tu bombarduar nga Forcat Ajrore.

Ndërsa me zjarrin e artilerisë dhe raketave u asgjësuan 70 objektiva.

Në operacionet ajrore që realizohen kundër objektivave të përcaktuara në zonën Keklixhe dhe Xherablus marrin pjesë edhe avionë luftarakë të tipit F-16 të Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë.

Mësohet gjithashtu se në territorin sirianë kanë hyrë edhe njësi të forcave speciale turke.

Në kuadër të operacionit u neutralizuan e DAESH-it të identifikuara me herët.

Planifikohet që me këtë operacion të pastrohet kufiri nga organizatat terroriste dhe të rritet siguria kufitare, njëherësh ti jepet përparësi dhe të mbështetet integriteti territorial i Sirisë.

Këto operacione të ushtrisë turke, e cila bën një përpjekje aktive në luftën kundër DAESH-it, japin kontribute të rëndësishme në aktivitetet që zhvillojnë forcat e koalicionit (ndërkombëtar) ndaj kësaj organizate terroriste.

Falë këtij operacioni synohet parandalimi i dyndjeve të reja të emigracionit, dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën civile të rajonit dhe pastrimin e rajonit nga elementët terroristë.

Nëpërmjet këtij operacioni synohet zhvillimi i një lufte aktive me organizatat terroriste që sulmojnë shtetin dhe popullin e Republikës së Turqisë, që masakrojnë qytetarët e pafajshëm si dhe vazhdimi i këtyre punimeve në lidhje me këtë çështje në bashkëpunim me shoqërinë ndërkombëtare dhe forcat e koalicionit (ndërkombëtar).

Në lidhje me këtë operacion janë bërë edhe angazhime diplomatike. Në kuadër të kësaj, për operacionin është informuar Rusia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...