Rusia akuzon SHBA-të se po ngurrojnë të luftojnë frontin al-Nusra

24 Gusht 2016 - 09:03      

Rusia ka akuzuar SHBA-të se po ngurojnë që të luftojnë grupin aleat të al-Qaedas, al-Nusran në Siri, dhe kjo gjë, sipas tyre, mbetet pengesë për të arritur marrëveshje për bashkëpunim për Sirinë.

Ministria e Jashtme, siç transmeton rel, ruse ka paralajmëruar të martën se dështimi i SHBA-ve që të luftojë frontin Al-Nusra, “rrezikon të krijojë një përbindësh të ri terrorist në Siri”.

Akuzat e Rusisë vijnë vetëm një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se bisedimet në mes të shtetit të tij dhe Rusisë, për të gjetur rrugën e bashkëpunimit për Sirinë, janë pranë fundit.

Fronti al-Nusra është njëri prej grupeve rebele më efektive që po lufton kundër regjimit sirinë të mbështetur nga Rusia. Ky grup ka lidhje me grupet e tjera të cilat po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Uashingtoni pajtohet se al-Nusra është organizatë terroriste. Por ato nuk kanë qenë cak i sulmeve ajrore” të udhëhequra nga SHBA-të dhe që po luftojnë grupin militant Shteti Islamik në Siri, ka thënë ministria ruse.

“Është bërë pothuajse një vit që prje se amerikanët refuzojnë të ndajnë me ne të dhënat dhe vendndodhje e militantëve të al-Nusras”, thuhet tutje në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

“Në vend se të ndërrmerren hapa praktik, amerikanët nuk kanë bërë asnjë intensifikim të luftës së tyre kundër al-Nusras, në kushtëzim të ndryshimit të regjimit”, thuhet në fund të këtij reagimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...